Pulë me patate në marinadë djegëse

Përbërsit:
2 shpatulla pule
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
fara sezami
hudhër
ketchup djegës
1 lugë gjelle ajvar
borzilok
rozmarinë e freskët
pak mustardë
patate

Përgatitja:
Në një enë hidheni vajin, kripën, piperin dhe mëlmesa të freskëta sipas dëshirës. Shtoni edhe hudhrën, ketchupin, ajvarin, borzilokun dhe rozmarinën e pak mustardë.

Përziejini mirë e në këtë masë vendosini shpatullat e pulës.

Patatet pritini në kubikë të vegjel dhe edhe ato vendosini në marinadën e shpatullave. Lërini të gjitha bashkë që të pushojnë për një orë në këtë marinadë e më pas piqini në furrën e parangrohur në 220 gradë derisa të skuqen mirë.

loading…