Sulmi fizik ndaj gruas të komunitetit rom gjatë ditës së sotme në Ferizaj, ka ngjallur reagime të shumta, ndër ta edhe të liderëve shtetëror.

Majori i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini, ka thënë për Ballkani.info se për ngjarjen kanë identifikuar dhe arrestuar një person të moshës 17 vjeçare, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Prokuroria e Shtetit, ku kanë bërë kërkesë për caktimin e masës së ndalimit të personit të dyshuar për sulmin.

“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se i është caktuar masa e paraburgimit personit të dyshuar për sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj”, thuhet në njoftim, përcjell Ballkani.info.

Ndërkaq në rrjetet sociale kanë filluar të publikohen fotografi të personit që kreu sulmin çnjerëzor ndaj gruas së pafajshme.

Inicialet e tij janë B.T. (emër i njohur për redaksinë). Ballkani.info nuk do ta publikojë fotografinë e plotë të 17 vjeçarit për shkaqe sigurie dhe për shkak të moshës që llogaritet ende i mitur.

Kujtojmë se gruaja e përkatësisë rome ishte sulmuar fizikisht edhe para dy ditëve në Lipjan, ndërsa lidhur me rastin nuk janë identifikuar ende grupi i cili e kishte sulmuar. /Ballkani.info/

KUJDES! Video e papërshtatshme për fëmijë dhe njerëz të ndjeshëm