Publikohen pamjet e para të klipit të ri të Nora Istrefit

Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi nesër do ta publikojë këngën e saj më të re e cila titullohet “Ciao”.

Në foto të cilat ka publikuar këngëtarja herë pas here për paralajmërimin e kësaj kënge ajo është dukur tejet atraktive.

Ndërsa pak më parë Nora në Instagramin e saj zyrtar ka publikuar edhe një pjesë të shkurtët të videoklipit.

Kënga duket të jetë me motive dashurie dhe për tekstin është përkujdesur këngëtari Yll Limani.