Publikohen pamje të reja të Ministrit të Shëndetësisë me sekretaren milionere

Pas videos që bëri bujë në media ditën e djeshme, ku shihet zyrtari më i lartë i shëndetësisë, Matt Hancock, i cili ‘’u kap mat’ duke u puthur në ambientet e ministrisë me këshilltaren e tij, Gina Coladangelo, ditën e sotme janë publikuar të tjera foto të ‘çiftit’.

Tabloidi ‘The Sun’, që siguroi dje foto e video të Matt Hancock duke u puthur në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë me Gina Coladangelo, ditën e sotme ka publikuar të tjera foto, ku dyshja shihen tepër të afërt teksa darkojnë së bashku.

Të dy shihen të buzëqeshur dhe të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa fotot e darkës intime janë shkrepur dy javë pas puthjeve të tyre ‘të zjarrta’ në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata darkuan në një restorant të Londrës, teksa burime për ‘The Sun’ thanë se çifti po flirtonin me njëri tjetrin gjatë gjithë kohës dhe konsumuan disa gota verë, njëra pas tjetrës.

Në fotografinë e shkrepur pas orës 22:00 shihet këshilltarja teksa prekte flokët e saj dhe vështron në mënyrë pasionante në sytë e babait të tre fëmijëve.

Një burim zbuloi se ata e frekuentonin shpesh atë vend, teksa shtoi: “Pandemia s’ka mbaruar ende ndërsa ata shkojnë në atë vend së bashku dhe preknin njëri-tjetrin me duar. Përfundimi është se ata nuk janë aspak të kujdesshëm. Janë kaq të pacipë”.

Ditën e djeshme, vetë Hancock në një koment të shkurtër pas publikimit të këtij skandali rozë thotë se “e pranoj që kam thyer rregullat e distancimit social në atë rrethanë”, për këtë kërkoj ndjesë.

Zonja Coladangelo është nënë e tre fëmijëve dhe njëkohësisht punon si drejtore e komunikimit në kompaninë Oliver Bonas themeluar prej bashkëshortit Oliver Tress.

Njëkohësisht ajo është edhe aksionere kryesore në kompaninë e lobimit Luther Pendragon, ku u ofrohet klientëve lobim dhe këshillim si të kuptojnë mekanizmat qeverisës./tch