Mesfushori spanjoll

PSG takohet me agjentin e Iscos

Isco nuk po mundet të gjejë shumë hapësirë për të luajtur në Real Madrid që nga ardhja në stol e Santiago Solarit.

Spekulimet për një largim të spanjollit nga “Bernabeu” vazhdojnë, dhe klubi i fundit që mund të jetë destinacioni i tij është Paris Saint-Germaini.

Raportohet se presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi është takuar me agjentin dhe babain e Iscos.

Isco ka qenë në vëmendje të parisienëve edhe në kohën sa ishte Unai Emery trajner.

Për Iscon Interesim të madh ka shfaqur edhe Manchester City i Pep Guardiolës. 28-vjeçari në këtë stinor ka katër gola e dy asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat.