PSG synon transferimin e Eriksenit

Sipas Le Parisien, Paris Saint Germain mund t’i shfrytëzojë orët e fundit të afatit të transferimeve për ta blerë Christian Eriksenin nga Tottenham.

Kontrata e mesfushorit danez skadon me klubin e Londrës në qershor të vitit 2020 dhe këtë verë ka qenë e mbushur me spekulime dhe zëra për të ardhmen e lojtarit.

Eriksen ishte përfolur më parë për një marrëveshje me Real Madridin e cila nuk u realizua.

Sidoqoftë, trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino e kishte lënë Eriksenin jashtë udhëtimit të klubit në Manchester për tu përballur me kampionët e Premier Ligës, Manchester City.

Eriksen është duke u ndjerë i parëndësishëm dhe afati i transferimit që është akoma i hapur mund të bëjë që mesfushori danez shumë shpejtë të transferohet në PSG.

loading…