Syno dyshen e Realit

PSG-ja kërkon Griezmannin e Kroosin

Paris Saint Germain është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe mesfushorin gjerman të Real Madridit, Toni Kroos, përcjellin mediumet franceze të enjten.

Griezmanni shihet si pasardhës i mundshëm i Neymarit, në rast se braziliani largohet në verë. Ndërkohë skuadra kampione franceze po insiston edhe për mesfushorin Toni Kroos.

Transferimin e Kroosit po e kërkon trajneri gjerman i PSG-së, Thomas Tuchel.