PSG 20 pikë larg ndjekësit

Paris Saint-Germain ka mposhtur 3 me 1 Marseillen në Ligue 1 të Francës për të vazhduar dominimin në ligë.

Kylian Mbappe një herë dhe Angel Di Maria me dy gola i dhanë fitoren parisienëve ndaj Marseillet për të cilën shënoi vetëm Germain.

Me 77 pikë në tabelë, PSG marshon sigurt drejt titullit me 20 pikë më shumë se ndjekësi i parë Lille.