Kiara Tito

Pse u ndave nga Butrint Imeri? Moderatorja habit me përgjigjen

Moderatorja bukuroshe Kiara Tito ishte e ftuar në “Roped With Olsi”, ku nuk iu shpëtoi pyetjeve rreth Butrint Imerit.

Ajo u pyet pse është ndarë nga këngëtari, një pyetje që duket se do ta përndjekë gjithë jetën moderatoren. Kiara tha se ajo dhe Butrinti nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë.

“Është një pyetje që kanë përshtypjen që do më përndjekë gjithë jetën time. Imagjino, kur më pyet edhe gjyshja “Pse u ndave?”. Kush të tha që u ndamë? Domethënë nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë”, u shpreh moderatorja.