Pse Tito “ishte” në dasmën e Naim Abazit dhe Mihrije Brahës?!

Këngëtari i njohur kosovar Naim Abazi së fundmi ka zbuluar detaje nga martesa me dashurinë e jetës së tij, Mihrije Brahën, në vitin 1992.

Naim Abazi ka treguar se kanë bërë një dasmë modeste, me miqtë e tyre këngëtarë.

Madje, Abazi me shaka ka thënë se pjesëmarrës në dasmën e tyre ishte edhe lideri komunist, Jopsip Broz Tito, ngase në atë kohë në secilën shtëpi duhej të ishte prezente një fotografi e tij.