Analisti
Pse nuk po liberalizohen vizat për kosovarët?
“Kosova është duke hyrë në pjesën më të rëndësishme të vendimmarrjes që zhvillohet në kuadër të institucioneve të BE-së, lidhur me procesin e liberalizmit të vizave. Siç kemi komunikuar si Instituti EPIK, kanë mbetur edhe 6 hapa deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Pjesa kritike e këtyre hapave është votimi i plotësim-ndryshimit të Rregullores 539/2001 nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian”, tha ai.
Më tutje, Kryeziu foli edhe për skeptizimin e disa shteteve pengesë për liberalizimin e vizave:
“Nga diskutimet që janë zhvilluar javën që shkoj është konfirmuar ajo e institutit “EPIK”. Kam thënë që një kohë të gjatë se disa vende anetare kanë hezitime për të proceduar tutje vendimmarrjen është evidentuar që 10-12 shtete kanë dilema dhe kjo eshte shenjë e qartë që do ketë vonesa, ajo që ne shpresojmë si skenar pozitiv eshte së paku vendimmarrja te kryhet ketë vit edhe pse çdo ditë e më shumë edhe kjo është duke u rrezikuar”, përfundoi Kryeziu.
Procesi i liberalizimit të vizave po vazhdon që nga viti 2010. Kosovarët mbetën populli i vetëm i izoluar në rajon. /Ballkani.info/