Pse nuk duhet ta hidhni kurrë lëvozhgën e vezëve

Sipas “Agroweb.org”, nevoja për doza të bollshme ditore të kalciumit, është diçka tepër e rëndësishme për organizmin tonë.

Në këtë artikull do të njiheni me detaje të nevojshme për lëndët ushqyese që përmban lëvozhga e vezëve. Po ashtu, ky artikull do të shpjegojë se si mund ta konsumoni pluhurin e lëvozhgës së vezës.

Kalcium: Lëvozhga e vezës është një nga përbërësit më të pasur me kalcium, që gjenden në botë. 90% e lëvozhgës përmban kalcium.

Minerale: Në lëvozhgën e vezës gjenden shumë minerale të tjera siç janë fosfori, magnezi, sodium, silikoni, hekuri dhe kaliumi.

Amino acidet: Në lëvozhgën e vezës gjenden edhe disa amino acide të rëndësishme siç janë cisteina, methijonina dhe lyseina të cilat janë thelbësore për shëndetin.

Gjysma e lëvozhgës mund të plotësojë dozën e rekomanduar ditore të kalciumit. Pluhuri i lëvozhgës zbut dhimbjet e osteoartritit, lëvizjes së muskujve dhe pakëson rënien e nivelit të dendësisë së kockave.

Si ta konsumoni pluhurin e lëvozhgës së vezës:

1 lugë çaji me pluhur përmban 800-1,000 mg kalcium.

Konsumojeni duke e përzier me pak ujë gjatë vaktit.

Konsumoni maksimumi një lugë çaji në ditë duke e ndarë në tre racione gjatë vakteve.

Mos konsumoni më shumë se një lugë çaji në ditë duke qenë se ky pluhur mund të irritojë aparatin tretës.