Pse njerëzve po u kërkohet të paguajnë funeralin e tyre, nëse duan të ngjiten në Mont Blanc?

Të gjithë e dinë se për të arritur në majën e Mont Blanc duhet shumë mund dh guxim. Por tani imagjinoni të lini €15,000 garanci për t’u ngjitur në një nga pikat më të larta të Europës në rast të ndonjë aksidenti fatal: €10,000 për marrjen e trupit dhe €5,000 të tjera për funeralin.

Besojeni ose jo, ky është sugjerimi nga kryetari i bashkisë së Saint-Gervais, një fshat francez afër Mont-Blanc që synon të dekurajojë alpinistët e pakujdesshëm gjatë verës.

Me rritjen e numrit të shkëmbinjve që bien në verë, rritet rreziku për alpinistët. Megjithatë, disa prej tyre janë të vendosur të tentojnë ngjitjen me çdo kusht, duke injoruar rekomandimet e autoriteteve lokale.

“Është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen,” tha për Euronews kryebashkiaku Jean-Marc Peillex. “Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se kur ka idiotë që shkelin rregullat, ka pasoja. Pasoja njerëzore për ta, sepse mund të vdesin. Por ka edhe pasoja njerëzore për shpëtimtarët, të cilët do të shkojnë të kërkojnë trupin e tyre të pajetë ose kushdo që do të shkojë t’i shpëtojë.”

Interesante, por e çuditshme, por interesante!