“Pse m’le” kënga më e re nga Lumi B, publikohet promo

Lumi B është reper shumë i kërkuar.

Ai ka përmbyllur me sukses sezonin e verës, ndërsa menjëherë ka nisur punën rreth projektit të ri, shkruan lajmi.net.

Reperi ka zbuluar se projekti i tij i ri lansohet të mërkurën (3 tetor), në orën 18:00, ndërsa titulli i tij është “Pse m’le”.

Lumi ka publikuar edhe videon paralajmëruese të këngës, e cila premton të jetë hit.

Kujtojmë që projekti i fundit i tij është “Kalon”, këngë kjo në duet me Dafina Zeqirin, që rezultoi shumë e suksesshme.

 

View this post on Instagram

 

PSE M’LE // E MERKURE (3 TETOR), ORA 18:00 ?

A post shared by LumiB (@lumib) on