Leo Messi

Pse emri i Messit u bë viral në internet në natën e Oscars?

Disa prej jush mund ta kenë vënë re emrin e Lionel Messit në trend në Twitter, duke pritur që Leo të ketë një tjetër performancë gjeniale për Inter Miamin.

Megjithatë, do të habiteni kur të dini se nuk është Messi që të gjithë e njohim që është në trend, por Messi..qeni!

Në orët e para të 11 marsit (sipas kohës tonë lokale) u mbajt ceremonia e Oscars dhe kishte shumë surpriza në këtë eveniment të kinematografisë.

Qeni i quajtur Messi vodhi vëmendjen si një nga aktorët në filmin e nominuar për Oscar “Anatomy of a Fall”.

Këlyshi i adhurueshëm madje kishte vendin e vet në ceremoninë e 94-të të ndarjes së çmimeve Oscars.

Ndërkohë, Leo Messi po shikonte nga tribuna teksa Inter Miami përballej me Montrealin, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Antonela.

Skuadra luftoi pa kapitenin e tyre, duke pësuar përfundimisht një humbje 3-2.