Pse e liroi nga detyra Ramiz Lladrovci zyrtarin e lartë në Komunën e Drenasit?

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra drejtorin për Buxhet e Financave, Labinot Gruda.

Në njoftim thuhet se lirimi nga detyra ka ardhur pas kërkesës së drejtorit për Buxhet e Financa, Labinot Gruda për të mos e vazhduar detyrën si drejtor në Komunën e Drenasit.

Ish-drejtori i i Buxhetit dhe Financave në Komunën e Drenasit, Labinot Gruda tha për Ballkani.info se arsyja e largimit të tij nga detyra janë tejet personale.

“Për arsyje shumë personale jam larguar nga kjo pozitë”, theksoi ai.

Më tutje ai tha se ka qenë një përvojë shumë e mirë puna si drejtor e cila ju besua nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci

“Ka qenë një përvojë shumë e mirë gjatë kohës sa e kisha këtë përgjegjësi”, përfundoi Gruda.

Komuna e Drenasit ka aplikuar për herë të parë modelin e “barazisë gjinore”, pasiqë 50% e drejtorive udhëhiqen nga gratë. /Ballkani.info/