Njazi Kryeziu

Pse Albin Kurti nuk u rebelua në burgun e Nishit? Flet ish i burgosuri

Ish i burgosuri në burgun e Nishit, Njazi Kryeziu, në “Frontal” të T7 ka thënë se shumë shqiptarë që kanë qenë në këtë burg nuk kanë treguar që kanë qenë të plagosur pasi janë frikësuar që nëse dërgohen në spital mund të vriten.

Ai tha se është takuar edhe me kryeministrin Kurti, për të cilin tha se e ka pasur mundësinë që t’i udhëheqin rebelimet në këtë burg, duke nënkuptuar që s’e ka bërë një gjë të tillë.

“Këto mitet e ngritura kur njeri bëhet kryeministër ose kur vjen në pushtet nuk janë debat real. Unë kam një përvojë personale me Albinin që s’kisha pas qef me pasë, por muj me iu thanë diçka tjerë. Në vitin 2000 kanë fillu rebelimet në burgjet serbe, Albini edhe shumë tjerë e kanë pasë mundësinë me i udhëheq ato rebelime dhe s’e kanë bërë dhe pyeti të gjithë se çka ka ndodhë në Nish. Ne e kemi bërë një rezistencë titanike në burgun e Nishit. Asnjë shqiptar nuk u rreh as u lëndu në burgun e Nishit për 49 ditë, asnjë shqiptar, asnjë pjesëtar i UÇK-së, kemi bërë rezistencë. Në burgjet tjera s’kanë bërë rezistencë. Kjo  do të thotë se secili kemi pasur mundësinë me tregu që kemi sens për me rreziku për të mirën e përgjithshme dhe ata që kanë qenë me Albinin në Pozharec e dinë, mundesh me i pyt ata”, ka thënë ai.