PSD: Në Sofali morëm 100 për qind mbështetje për 100 për qind Kosovë

Koalicioni AAK-PSD ka thënë se mbështetja e tyre po rritet në mesin e qytetarëve.

Ata thonë se kjo është për shkak se janë rruga që çon drejt rritjes së mirëqenies e barazisë, që mundëson zhvillimin dhe përparimin.

Pas takimit me qytetarët e Sofalisë, PSD thotë se u dëshmua mbështetja për koalicionin që “mundëson Kosovën 100 për qind”.

Postimi i plotë:

Çdo lagje e çdo fshat në secilin qytet, të përcaktuar për 100% shtet. Përkushtimi i lartë dhe dija e guximi që mbart koalicioni PSD-AAK, janë vendimtare për një shtet me dinjitet. Mbështetja për projektin tonë po rritet sepse ne jemi rruga që çon drejt rritjes së mirëqenies e barazisë, që mundëson zhvillimin dhe përparimin. Në Sofali sot u dëshmua kjo. 100% mbështetje për koalicionin që mundëson 100% Kosovë.