psd

PSD: Kuvendi të jetë bartës i dialogut me Serbinë

Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku në fokus kishte zhvillimet aktuale politike në Kosovë me theks të veçantë dialogu me Serbinë.
Organi më i lartë i PSD-së rikonfirmoi me këtë rast qëndrimin se procesi i dialogut duhet të bartet në Kuvendi i Republikës së Kosovës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komisioni mbikëqyrës.

Po ashtu në këtë mbledhje u trajtua çështja rreth shtrirjes dhe zgjerimit të kapaciteteve të kësaj parite, përkatësisht hartimit të planit të punës për realizimin e synimeve organizative.