PSD-ja: Vendimi i Kurtit për uljen e pagave, tipik populist

Nol Nushi nga PSD-ja e ka quajtur tipik populist vendimin e kryeministrit Albin Kurti për uljen e pagave të kabinetit qeveritar.

“Ky është vendim tipik populist. Kurti e di shumë mirë qe paga e kryeministrit dhe të gjitha pagat e tjera të shërbyesve civile rregullohen me Ligjin e Pagave e cili pret pergjigje nga Gjykata Kushtetuese për pak ditë. Këtë ligj Vetëvendosje dhe Kurti e paten votuar kundër”, ka thënë Nushi për Ballkani.info.

Sipas tij, ditët e para si kryeministër, Kurtin po e veçojnë vetëm veprime të tilla simbolike pa efekt në shoqëri.

“Kosova ka nevojë për politika transformuese, të cilat nuk i shohim në “programin” 15 faqesh te Qeverisë Kurti”, ka thënë tutje ai.

Vendimi i sotëm i kryeministri të Kosovës, Albin Kurti për t’ia ulur pagën vetes dhe kabinetit qeveritar, por jo edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve, po i paligjshëm.

Zëvendës drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu ndonëse e konsideron si të drejtë vendimin që me uljen e pagave të kabinetit qeveritar të mos preken pagat e sistemit të drejtësisë, ai thotë se Kurti ka marr vendim që nuk ka bazë ligjore.

Kjo pasi që pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë ekuivalente me pozitat e bartësve më të lartë të shtetit.

Ai tha se si shoqëri civile i kanë bërë thirrje qeverisë Kurti që t’i rishqyrtojë, por që deri tek anulimi apo shfuqizimi i vendimeve duhet të vij duke u bazuar çdo veprim në ligj. /Ballkani.info/