Partia që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj ka reaguar pas aktakuzave të Speciales.

Zëdhënësja e këtij subjekti, Natyra Kuçi ka publikuar një postim të kreut të LVV-së, Albin Kurtit të vitit 2019-të.

Në këtë postim Kurti kishte shkruar “Shko Hashim”, për presidentin e vendit Hashim Thaçin.

“Kushdo që i gëzohet përndjekjes dhe kriminalizimit të luftës së UÇK-së, ose është naiv, ose i ligë, ose tradhtar. E ne e dijmë që Albin Kurti nuk është naiv”, ka shkruar zëdhënësja e PSD-së.