Para Qeverisë së Kosovës po protestojnë dy sindikata lidhur me pakënaqësitë për Ligjin e Pagave. Ata po i kërkojnë presidentit Hashim Thaçi, që të mos e dekretojë këtë ligj.

Sindikalistët e Shërbimit korrektues dhe ata të KEK-ut, kanë pakënaqësi nga Ligji i Pagave, që është miratuar në Kuvend më 2 shkurt.

Sipas tyre, punëtorët e KEK’ut meritojnë rritje të pagave dhe kushte më të mira ekonomike, andaj e kërkojnë nga Presidenti Thaçi të mos e dekretoj këtë ligj.

Presidenti ka paralajmëruar shqyrtim të ankesave që i kanë shkuar në Zyrën e tij për Ligjin e Pagave.

Derisa ai ka dekretuar ligjin për Buxhet, që është miratuar në të njëjtën ditë, ai i ka dhënë mundësi të kthimit të Ligjit për Paga sërish në Kuvend.