Në Beograd në orën 17:00 filloi një protestë e madhe e quajtur “Të gjithë në rrugë”, e cila në fakt është vetëm një hyrje në protestat që do të mbahen në 32 qytete të Serbisë të dielën.
Një kolonë e madhe studentësh dhe gjimnazistësh u nisën nga gjashtë qytete të Vojvodinës për në Shabac, ku studentët në bllokadë paralajmëruan një protestë për nesër, të quajtur “A do të shkojmë në Shabac për të protestuar? Do ta bëjmë”, transmeton Ballkani.info.

Studentët e Beogradit në bllokadë po protestojnë sot me sloganin “Duam zgjedhje”, ndërsa në të gjithë Serbinë kolegët dhe gjimnazistët e tyre po lëvizin me biçikleta apo ecin në këmbë drejt protestave që janë paralajmëruar për 1 qershor në disa qytete.
Protesta në Shabac është paralajmëruar për nesër.

Qytetet që deri më tani kanë paralajmëruar protesta për 1 qershor janë, përveç Beogradit – Aleksinac, Bela Palanka, Bor, Çaçak, Jagodina, Kikinda, Mitrovica (Republika e Kosovës), Kragujevac, Kraljevë, Krushevc, Leskovc, Loznicë, Novi Pazar, Pançevo, Rukupl, Sokup, Sremska Mitrovica, Subotica, Surdulica, Shabac, Uzhice, Valjevo, Vllasotincë, Vranje, Vërshac, Zrenjanin dhe Nish. /Ballkani.info/








