Protestë e dhunshme kundër vaksinimit në Itali, tentohet të sulmohet Qeveria

Dhjetëra persona janë arrestuar pasditen e së shtunës në Romë, gjatë protestës kundër vaksinimit ndaj koronavirusit.

Protestuesit hynë me forcë në zyrat e sindikatës më të vjetër në vend dhe prej atje hidhnin parulla “Liri, Liri”. Ata gjithashtu tentuan të hynin dhe në kryeministri.

Gjatë marshimit pati dhe përplasje me policinë, e cila hodhi gaz lotsjellës ndaj pjesëmarrësve në protestë, raporton A2news.

Sipas autoriteteve, protesta u organizua nga eksponentë të “Forza Nuova” dhe neofashistët, drejtuesit e të cilëve u arrestuan në fund të manifestimit.