Protesta kundër mbylljes së shkollës në Kamenicë, një qytetar i del përpara veturës së Komunës

Komuna e Kamenicës, në kuadër të reformave në arsim që po bën, po mbyll disa shkolla.

Në fshatin Shipashnicë e Poshtme qytetarët kanë dal në rrugë dhe nuk po dëshirojnë të lënë Komunën dhe Policinë që ta mbyllin shkollën.

Po ashtu, janë publikuar disa pamje nga protesta e banorëve të fshatit.

Në një video shihet se si një qytetar ka hyrë ndër veturë të komunës dhe po tenton ta ndaloj atë.

Reformat e kryetarit Qëndron Kastrati nuk janë pritur mirë as nga Qeveria e re e as nga qytetarët.