Protesta e nesërme: Aktivistët e Vetëvendosjes duan protestë të përgjakshme e revolucion

Për nesër në ora 17:00 është thirrur ‘prova’ e re e protestës e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese që do t’i mundësonte Avdullah Hotit të LDK-së që të zgjidhej kryeministër i vendit si mandatar i shumicës së re parlamentare. 

Në grupin më të madh të aktivistëve, deputetëve dhe simpatizantëve të Vetëvendosjes të quajtur “meKryeministrin” së fundi është bërë thirrje që qytetarët të shkonin në shesh për të mbajtur provën e protestës.

Shumë prej këtyre qytetarëve që ka qindra mijëra pëlqyes kanë kërkuar jo protestë të thjeshtë por revolucion, madje të tipit të revolucioneve gjakderdhëse si ato në Tunis e Egjipt, apo edhe në Ukrainë, shkruan Periskopi.

A.K ka shkruar se nuk duhet të kishte prova por revolucion, ndërsa replikuesja e tij ka thënë që “nëse nuk bëhen protestat sikur në Tunis dhe Egjipt që i kanë rrëzuar diktatorët mos të ia fillojnë hiq.”

Por, kërkesa për revolucion dhe protesta të dhunshme është përsëritur e përsëritur edhe nga komentues të tjerë.

Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje kishte mbajtur edhe në të kaluarën protesta mjaft të dhunshme e të cilat kishin lënë protestues e madje edhe policë të lënduar.