Propaganda e fëlliqur e Serbisë, MPB dhe RTS me filma kundër Kosovës

Beogradi zyrtar vazhdon të financojë në propagandën rreth luftës në Kosovë.

Një seri prej 6 episodesh është aksioni i radhës i shtetit serb në propagandë për luftën në Kosovë.

 “Dosja e Kosovës” e “regjisorë” janë projektit i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Radio Televizioni i Serbisë.

ДА СЕ НЕДУЖНЕ ЖРТВЕ НЕ ЗАБОРАВЕ: Ускоро премијера серијала  документарно-играних филмова "Досије Косово"

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Radiotelevizioni i Serbisë kanë prezantuar serinë e re të dokumentarëve propagandues “Dosja e Kosovës”, e cila po prodhohet në produksion të përbashkët dhe trajton kronologjinë e versionit serb të ngjarjeve dhe fatet e civilëve dhe pjesëtarëve të policisë serbe në Kosovë në periudhën 1998-2001.

Motivi i serialit, siç raporton televizioni publik serb, ishte “dëshira që viktimat dhe vuajtjet e tyre të jenë pjesë e kujtesës kolektive të popullit serb përmes këtyre filmave”, thotë autorja Slagjana Zariq.

“Dosja e Kosovës” do të përfshijë gjashtë filma. Dy të parët do të transmetohen në fillim të vitit të ardhshëm dhe u kushtohen civilëve të vdekur dhe 118 policëve të vdekur në Kosovë në vitin 1998, gjithnjë bëhet fjalë për viktimat serbe.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, duke njoftuar për serialin, theksoi se ministria që ai drejton “ka detyrimin të ruajë të vërtetën për kohën e rebelimit të armatosur dhe agresionit të NATO-s ndaj vendit tonë”.

“Prandaj jemi duke e përpunuar këtë pjesë të rëndësishme, që nga viti 1998, kur policia praktikisht luftoi kundër terroristëve shiptarë (shën.red. šiptari, term ofendues për shqiptarët i përdorur nga Vulini), deri në vitin 2001, kur kemi pjesën e fundit të kryengritjes së armatosur në rajonin e Preshevës dhe Bujanocit”, ka deklaruar ministri serb Vulin.