Pronarët e kiosqeve nesër protestë para komunës

Nesër prej orës 9:00 pronarët e kiosqeve të Prishtinës do të mbajnë një protestë një orëshe para komunës së Prishtinës.

Kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësi për ndërrimin e këtyre kiosqeve me të reja duke mos diskutuar fare me pronarët dhe kushtet e reja që janë vënë për ta pasur një kioskë.Në njoftimin e Komunës së Prishtinës dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve (marketeve) në Komunën e Prishtinës.

Përfaqësues të protestës kanë deklaruar për KosovaPres se në kohën sa do të mbahet protesta, nga ora 9:00 deri në orën 10:00 të gjitha kiosqet do të jenë të mbyllura.