Prokuroria me detaje të reja për rastin e Gjilanit

Prokuroria Themelore në Gjilan do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Bakush Veselit, 50-vjeçarit me origjinë nga Komuna e Bujanovcit.

Tre të arrestuarit për vrasjen e Bakush Veselit të dielen mbrëma, në Gjilan, sipas cilësimit të prokurorisë dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘vrasje e rëndë’.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Prokuroria Themelore e Gjilanit, në një përgjigje për Insajderin.

Të dyshuarit rrezikojnë të mbesin në paraburgim për një muaj.