Prokuroria e shtetit, për 24 orë 53 aktakuza

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 53 aktakuza kundër gjashtëdhjetë 60 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër persona, si dhe janë bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë 13 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim, njëra kërkesë ka të bëjë për sekuestrimin e 2946 pakove me cigare dhe të një automjeti, për shkak të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore“, si dhe kërkesa e dytë për sekuestrim të 280 palë farmerkave për shkak të veprës penale “Kontrabandim i mallrave“.