Profesori Nuhiu: “Ku po i merr paret Shefqet Krasniqi për iftaret luksoze?”

Hoxha Shefqet Krasniqi, ka mbledhur deputetë, aktorë e këngëtarë në një iftar luksoz ku në të njëjtën kohë edhe ka promovuar libra.

Ndaj këtyre iftareve luksoze ka reaguar profesor Fitim Nuhiu, ku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë një pyetje publike.

Postimi i plotë:

PYETJE PUBLIKE:

A mundet dikush të më tregojë se si mund të sigurojë mjetet një hoxhë (imam) si SHEFQET KRASNIQI, që ka njëfarë page dhe që çdo vit promovon libra dhe shtron mega-iftare luksoze, ku fton njerëz të njohur (mediatikisht) dhe tëpanjohur, KU PO I GJEN këto mjete?

Për ndërgjegjen e tij nuk po e fus në diskutim sepse kam mendimin tim personal, mirëpo ana teknike po më intereson…?