Profesori i historisë së Ballkanit në Kolegjin St Cross në Oxford, James Pettifer, ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale.
Në një postim në rrjetin social X ku ka shkruar Uk Lushi lidhur me përvjetorin e pavarësisë dhe gjykimeve në Hagë, Pettifer ka dhënë mendimin e tij.
“Mendoj se kjo është e vërtetë E gjithë ndërmarrja e Hagës mbështetet në përpjekjet për të rishkruar historinë e konfliktit”, ka shkruar ai.

Ai këtë koment e shkroi në postimin e Uk Lushit, pjesëtarit të Batalionit Atlantiku.
“Urime 16-vjetorin Kosovë! Në këtë ditë madhështore, të mos harrojmë njeriun e quajtur Uashingtoni i Kosovës, @HashimThaciRKS Ai është ende në burg!! Ai dhe miqtë e tij do të fitojnë kundër @SpecialChambers sepse ata janë të drejtë dhe të pafajshëm. Kosova do të shfajësohet”, ka shkruar ai.
Congrats 16th Anniversary, Kosovo!
— Uk Lushi (@UkLushi) February 17, 2024
On this great day let’s not forget the man @POTUS called the Washington of Kosovo, @HashimThaciRKS. He’s still in jail!!
He & his friends will win against @SpecialChambers because they’re righteous and innocent.
Kosovo will be vindicated.
VIDEO BONUS: Gazetarja Ardiana Thaçi rrëfen emocionet e raportimit në ditë e shpalljes së pavarësisë







