Profesoresha Jehona Lushaku-Sadriu i bashkohet LDK’së

Profesoresha Jehona Lushaku Sadriu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook.

“Profesoresha Jehona Lushaku Sadriu nga sot është pjesë e LDK-së. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, Lushaku-Sadriu është ligjeruese në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Shkencës Politike.