Produksioni i pati ndaluar, Antonela merr surprizë nga qielli

Shumë supriza janë bërë nga qielli në shtëpinë e BBV-së.

Por pas shumë këtyre surprizave produksioni mori vendim të ndalohen rreptësisht këto surpriza.

Si duket personat jashtë nuk e kanë marrë parasysh këtë dhe kanë vazhduar me surpriza tjera. Kësaj radhe surpriza shkon për Antonelën.

Ajo ka marrur surprizë nga familjarët e saj.

‘Vazhdo teze Ele’, shkruhet në mbishkrimin e surprizës. Antonela ka shpërthyer në lot teksa ka parë dhe është ndier shumë e lumtur.

Sonte ajo është në televotim bashkë Dj Dagz-in por ata nuk janë në dijeni sepse njëri nga të dy do të zgjidhet i preferuari i publikut dhe nuk do të ketë eliminime.