Referendum

Procedurat e votimit – Referendumi tjetër, tek pas një viti

Në hapin e parafundit për t’i larguar katër kryetarët shqiptarë nga komunat veriore, u zmbrapsen.

Lista Serbe si partia më e madhe e këtij komuniteti në Kosovë, thirri për bojkot nga serbët për votimin e 21 prillit që do i hapte rrugë shkarkimit të kryebashkiakëve.

Kjo po thuhet se u bë, pasi në të kaluarën ky subjekt fryu listat zgjedhore, e tani s`mund ta arrijë gjysmën e elektoratit sa kërkohet.

Në rast të dështimit të votimit, iniciatorët duhet pritur një vit e procesi kthehet në pikën zero. Më shumë se për pamundësinë e arritjes së pragut, INPO bojkotin po e sheh si çështje politike.

Në secilin variant, ekzekutivi kosovar po i kërkohet të mos bie pre e presionit nga jashtë. Mundësia e shkarkimit të kryetarëve po shihet e zbehtë, pasi cilado formë merr kohë deri në zgjedhjet lokale të 2025-ës.

VIDEO BONUS: