UÇK

Prizrenit po bëhet edhe me “Kala të UÇK-së”

Obelisku i UÇK-së do të përurohet shumë shpejt edhe në Prizren.

Më 12 qershor, tri shkronjat e arta të UÇK-së do të zbulohen në Arbëri të Vërrinit.

Ish-eprori i UÇK-së nga kjo komunë, Zafir Berisha, ka vlerësuar se do të jetë kurorë e art mbi Prizren!

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një video, e cila tregon se si duken natën ky obelisk.

Prizrenit po i shtohet edhe Kalaja e UÇK-së në Arbëri të Vërrinit përballë Kalasë shekullore që identifikon qytetin tonë historik. Tri shkronjat e arta të UÇK-së mbi Prizen, janë kujtimi dhe respekti që ju bëhet të gjithë atyre që u flijuan për lirin e Kosovës nën qizmen e rënd të okupatorit serbo-sllavë. UÇK-së realizoj ëndërrën shekullore të shqiptarëve për të qenë të lirë dhe zot shtëpie në shtëpin e vetë”, ka shkruar Berisha.

@ballkani.info Prizrenit po bëhet edhe me “Kala të UÇK-së” #uck #prizreni #kosovo ♬ original sound – Ballkani.info