Prizren: Vjehrra rrah nusen

Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.

Rasti ka ndodhur gjatë martës në Prizren.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, e cila nuk kishte lëndime të rënda.

“Ankuesja dhe e dyshuara nuk jetojnë së bashku. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha Bytyqi.