Prizren

Prizren, kapen hajnat e bagëtive

Policia ka arrestuar në Prizren dy persona të dyshuar për vjedhje të bagëtive.

Janë arrestuar dy persona, pasi të njëjtit, në tri lokacione të ndryshme kanë vjedhur disa bagëti.

Rasti siç bën të ditur policia ka ndodhur në fshatin Mazrek të Prizrenit me 18 nëntor të këtij viti.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.