Pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë po vijojnë deri në 20 minuta.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nga 10 minuta po pritet te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje, duke shënuar kështu një mëngjes të qetë për mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.








