Pritjet e gjata nëpër pikat kufitare kanë vazhduar edhe në vende të tjera përpos pikës kufitare në Merdare.
Ballkani.info ditën e djeshme ka vizituar pikën kufitare në Merdare, ku qytetarët ishin shprehur të irrituar nga kolonat dhe pritjet disa orëshe.
Ditën e sotme, e njejta gjendje ka vazhduar edhe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë në Gjilan.
Qytetarët e kanë zgjedhur këtë rrugë, si më të lehtë dhe më të shpejtë, por si duket gjendja nuk ka ndryshuar dhe ata po detyrohen të presin me orë të tëra.
Kolonat tek Dheu i Bardhë janë të gjata deri në 4 kilometra, siç shihet në fotot e dërguara nga një lexues i Ballkani.info.
Kujtojmë se pritjet e gjata janë duke vazhduar për të tretën ditë radhazi. Ndërsa sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, janë deri në dy orë. /Ballkani.info









