Prishtinë: Vëllai ther me thikë vëllanë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka therur me mjet të mprehtë- thikë, vëllain e tij.

Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa policia gjatë bastisjes në banesën e tyre kanë gjetur substanca narkotike marihuanë, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka therur me mjet të mprehtë- thikë, viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij. Viktima, për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në banesën e tyre, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra dhe substanca të dyshuara narkotike marihuana”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.