Prishtinë: Vdes derisa ishte duke punuar

Një personi derisa ishte duke punuar i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar, dje në mesditë në Prishtinë.

Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, shkruan Ballkani.info.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Ballkani.info/

Komunikata e Policisë:

Prishtinë 28.08.2019 – 12:00. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar. Viktima është dërguar në QKUK ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

loading…