Policia e Kosovës

Prishtinë: Gjendet një mjet i dyshimtë

Në fshatin Prapashticë të Prishtinës është gjendur një mjet i dyshimtë shpërthyes.
Policia e Kosovës ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i dominimit “EOD” nga FSK-ja dhe KFOR-i, kanë identifikuar mjetin të cilën në mënyrë të sigurt e kanë tërhequr, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Ankuesi moshë e mitur mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në pyll ka vërejtur një mjet të dyshimtë shpërthyes. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i deminimit “EOD” nga FSK-ja dhe KFOR-i, kanë identifikuar mjetin (bëhet fjalë për një mortajë antitank) të cilën në mënyrë të sigurt e kanë tërhequr”.