Prishtinë, djali e sulmon fizikisht babanë e tij

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar fizikisht nga i biri i tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku i dyshuari është intervistuar dhe sipas tij babai i tij vuan nga sëmundjet mendore. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Suharekë, viktima femër ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.