Prishtinasja dyshohet se e rrahu fëmijën e saj

Policia e Kosovës, rajoni i Prishtinës është duke e hetuar një rast në kryeqytet ku një nënë dyshohet se e ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur.

Për rastin është ankuar në polici, prindi i foshnjës i cili sipas policisë kishte disa kohë që është ndarë nga gruaja e tij.

Policia ka nisë hetime. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Lagjja e spitalit, Prishtinë 12.11.2019 – 10:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër K-Shqiptare, ka keqtrajtuar fëmijën e tyre të mitur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

loading…