dhuna në familje

Prishtinasi shkel urdhrin e gjykatës dhe rrah bashkëshorten

Një burrë ka rrahur bashkëshorten, duke kryer kështu edhe veprën penale të sulmit edhe atë të shkeljes së urdhrit nga Gjykata

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në Prishtinë, ku i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili e kishte sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare dhe kishte shkelë urdhrin mbrojtës që kishte pas ndaj viktimës të lëshuar nga gjykata. Viktimës ju ka ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.