Një person në Prishtinë ka përfunduar dje nën prangat e Policisë.
Ai është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje, shkruan lajmi.net.
I njëjti, dyshohet se ka rrahur nënën e tij, së cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.







