Prishtinasi e rrah personin që i kishte borxh

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person rreth orës 10:00 në Prishtinë.

Kjo pasi ai kishte rrahur një person tjetër në lidhje me një borxh më të hershëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.