Prishtinasi e bën për spital babain e tij duke u rrahur

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 22.02.2021 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.