Komuna e Prishtinës, këtë vit për dekorimin e shesheve për festat e fundvitit ka ndarë 75 mijë euro.
Zëdhënësi në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri tha se kjo shumë është më e madhe se vitin e kaluar pasi që këtë vit është shtuar edhe sheshi “Adem Jashari”.
Disa qytetarë e mirëpresin dekorimin për këtë vit e disa të tjerë kanë kërkesa të ndryshme.







